Njoftim

| Categories Kryefaqja
Njoftim

Në datat 5 deri 7 prill 2024 do të zhvillohet në Ohër të Maqedonisë së Veriut një konkurs me gatime tradicionale nga vende të Ballkanit. Shqipëria do të përfaqësohet nga 3 gra nga komuniteti I njerëzve që nuk dëgjojnë.

Në mbarim të konkursit do të ndahen çmime për gatimin më të mirë.

Përshëndetje miq të ANAD!

| Categories Kryefaqja
Përshëndetje miq të ANAD!

Shoqata ANAD ndjen përgjegjësinë t’ju informojë se, për shkak të mosfunksionimit normal të punimeve në Parlamentin e Republikës së Shqipërisë, interpretet e ANAD nuk kanë mundur të interpretoj seancat parlamentare në gjuhën e shenjave shqipe.

Shërbimi i interpretimit në seancat parlamentare do të rinisë në momentin kur parlamenti të fillojë punën si zakonisht.

Ju falënderojmë për interesimin tuaj.

ANAD do t’ju njoftojë me një komunikim të dytë për rifillimin e këtij shërbimi.

Informojmë të gjitha gratë dhe vajzat që nuk dëgjojnë.

| Categories Kryefaqja
Përshëndetje, Duam të informojmë të gjitha gratë dhe vajzat që nuk dëgjojnë se me rastin e 8-Marsit Ditën Ndërkombëtare të Gruas, do të organizohet një takim festiv. Takimi do të zhvillohet në Tiranë pranë Institutit të Nxënësve që nuk Dëgjojnë ditën e diel datë 10 Mars në orën 12:00. Mos harroni data 5 Mars është afati per regjistrim!

Mund të kontaktoni në ANAD në numrin +355696389382 Whatsapp

Ju mirëpresim të gjithave, Mirë u takofshim së shpejti!

Njoftojmë.

| Categories Kryefaqja
Njoftojmë komunitetin e njerëzve që nuk dëgjojnë se, duke filluar që nga dita e sotme e në vazhdim në televizionin:
Vizion Plus do mund të ndiqni lajmet e ditës në gjuhën e shenjave Shqipe, sipas këtij kalendari:

Vizion Plus = çdo të diel, ora 15:00.

Ju faleminderit

Ju njoftojme se kartat e anëtarësimit për vitin 2024.

| Categories Kryefaqja
Ju njoftojme se kartat e anëtarësimit për vitin 2024 do të printohen në një format të ri, nëpërmejt QR code do të informohet komuniteti i njerëzve që nuk dëgjojnë në lidhje me veprimtarinë e ANAD dhe përfitimet nga anëtarësimi.

Mund të kontaktoni në ANAD në numrin +355696389382 në aplikacionin Whatsapp nga e hëna deri të premten ora 9:00 – 17:00 për të bërë aplikimet.

Ju mirëprsim!