Cfare eshte KRSHND?

KRSHND eshte shkurtimi I Komiteti I te Rinjve Shqiptare qe Nuk Degjojne.

Cili eshte qellimi I ketij komiteti?

Ai ka per detyre te punoje dhe bashkepunoje me bordin e komitetit te te rinjve qe nuk degjojne per te advokuar per te gjithe femijet dhe te rinjte qe nuk degjojne ne Shqiperi.

KRSHND-ja organizon trajnime per femijet e te rinjte ne lidhje me edukimin dhe zgjerimin e informacionit ne gjuhen e shenjave, per kulturen e njerezve qe nuk degjojne, forcimin e identitetit per te qene te afte te jene udheheqes se vetes se tyre.

KRSHND-ja zhvillon aktivitete te ndryshme si psh kampe verore per te rinjte sipas moshave:

  •   9 – 12 vjeç
  • 13 – 17 vjeç
  • 18 – 35 vjeç

me pjesemarres persona qe nuk degjojne nga e gjithe Shqiperia.

  • Festa, aktivitete dhe ballo te ndryshme
  • Si dhe organizimi I festave apo aktiviteteve nderkombetare me perfshirjen e personave nga vende te ndryshme.

KRSHND-ja ka nje bashkepunim te ngushte me organizatat si me poshte:

  • ANAD (Shoqata Shqiptare Kombetare e Njerezve qe Nuk Degjojne)
  • WFDYS (Federaten Boterore te Seksionit te te rinjve qe nuk degjojne)
  • EUDY (Unioni Europian I te Rinjve qe nuk Degjojne)