Qëllimet e ANAD

Informacion i përgjithshëm rreth ANAD.

Qëllimi i zhvillimit të Shoqatës Kombëtare Shqiptare të Njerëzve që Nuk Dëgjojnë(ANAD) është të rrisë mundësitë e njerëzve që nuk dëgjojnë, për të marrë pjesë aktive në shoqëri dhe për të bërë një jetë të pavarur.

Misioni i ANAD është të sigurojë një shoqatë aktive të njerëzve që nuk dëgjojnë , të mbrojë dhe monitorojë zbatimin e CRPD, zhvillimin dhe përdorimin e gjuhës së shenjave në mënyrë efektive në situatat më të rëndësishme jetësore, në mënyrë që personat që nuk dëgjojnë  të kenë akses në informacionin e gjuhës së shenjave dhe shërbime cilësore nga interpretuesit profesionistë të gjuhës së shenjave dhe fëmijët që nuk dëgjojnë  të kenë arsim cilësor dhe të orientuar drejt arsimit dygjuhësor.

Me një përvojë 20 vjeçare, ANAD ka kontribuar në zhvillimin dhe dokumentimin e gjuhës shqipe të shenjave dhe si rezultat janë botuar 2 fjalorë të gjuhës shqipe të shenjave.

ANAD përmes avokatisë, ka njohur dhe zyrtarizuar për herë të parë në Shqipëri, Gjuhën e Shenjave Shqipe si gjuha e parë për personat e që nuk dëgjojnë, ka ndikuar në përmirësimin e legjislacionit shqiptar duke përfshirë për herë të parë në ligj të drejtën e nxënësve që nuk dëgjojnë në gjuhën e shenjave shqipe.

Përfshirja e ANAD në hartimin e Strategjive Kombëtare, grupet e punës për hartimin e ligjeve në Ministrinë e Arsimit dhe Ministrinë e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale kanë ndikuar në informacionin dhe ndërgjegjësimin e institucioneve shqiptare në lidhje me nevojat dhe të drejtat e personave që nuk dëgjojnë.

ANAD ka zbatuar programe të rëndësishme në fushën e arsimit, duke u licencuar në vitin 2014 si një qendër profesionale në shenjë gjuhës shqipe përmes akreditimit të moduleve për trajnimin e personelit arsimor në gjuhën e shenjave shqipe, hartimin e standardit të profesionit dhe kurrikulën e programit për  trajnimin e Instruktorëve të Gjuhës Shqiptare të Shenjave, duke përfshirë për herë të parë në Shqipëri profesionin e Instruktorit të Gjuhës Shqiptare të Shenjave,  në listën e profesioneve të rregulluara.

Në mujain Shator të vitit 2022 falë punës s ëavokatisë së ANAD , u hap për herë të parë  Shkolla e esme e orientuar” Teknologji dhe TIK”, ky institucion  ofron falas  edukimin , dhe perkujdesjen per te gjithe femijët  që nuk dëgjojnë.

Për herë të parë, në LIGJ Nr. 93/2014 Për Përfshirjen Dhe Aksesueshmërinë E Personave Me Aftësi Të Kufizuara, asistenti personal për personat që nuk dëgjojnë është interpreti i gjuhës së shenjave shqipe.

Për herë të parë personat që nuk dëgjojnë janë pjesë e vlerësimit biopsikosocial të aftësisë së kufizuar në të cilin parashikohet  ofrimi i shërbimit me interpret të gjuhës së shenjave gjatë komisionimit.