Njoftim për komunitetin e njerëzve që nuk dëgjojnë

| Categories Kryefaqja
Njoftim për komunitetin e njerëzve që nuk dëgjojnë

Më datë 22 Janar 2023 pranë ambjenteve të Institutit të Nxënësve që nuk dëgjojnë do të organizohet takimin për mbledhjen e nevojave te komunitetit.

Ky aktivitet zhvillohet në kuadër të rishikimit të strategjisë 10-vjecare të ANAD-it , ku nevojitet konsultimi me komunitetin për vendosjen e objektivave afat gjata.

Ju mirëpresim ditën e diel ora 09:00-13:00.

ANAD në kuadër të Projektit “Albania Toward Effective Sign language”

| Categories Kryefaqja
ANAD në kuadër të Projektit “Albania Toward Effective Sign language” mbështetur nga UNDP Albania synon të mbështesë trajnimin për interpret të gjuhës së shenjave shqipe.
Per arsye te numrit te vogel te aplikanteve fitues , ANAD rishpall edhe njehere thirrjen per personat qe degjojne te interesuar per te marre pjese ne program.
Kërkesat për aplikantët:
Të jetë i/ e moshës nga 18- 40 vjec
Të zotërojë një diplomë universitare ( Bachelor)
Të ketë njohuri bazike të gjuhës së shenjave shqipe ( është prioritet)
Ftohen të gjithë të interesuarit të dërgojnë një letër motivimi dhe një CV pranë ANAD në adresën e email anad.coordinator@gmail.com deri ditën e Premte datë 13.01.2023.

Intervistat do te kryhen prane zyrave te ANAD, diten e hene date 16.01.2023 nga ora 15:00- 18:00.

Programi i trajnimit të instruktorëve dhe interpretëve të gjuhës së shenjave shqipe zbatohet nga Shoqata Kombëtare e Njerëzve që Nuk Dëgjojnë (ANAD) mbështetet nga Shoqata Finlandeze e Njerëzve që Nuk Dëgjojnë dhe nga UNDP në Shqipëri, në kuadër të Programit të Përbashkët të Kombeve të Bashkuara “Askush të mos mbetet pas/Leave no one behind”, të financuar nga Qeveria Zvicerane.

UNDP Albania

A CUP OF COFFEE AND NEW SHOES ON (“Një filxhan kafe dhe këpucë të reja veshur”)

| Categories Kryefaqja
Filmi shqiptar A CUP OF COFFEE AND NEW SHOES ON (“Një filxhan kafe dhe këpucë të reja veshur”), i regjisorit Gentian Koçi, del në sallat e kinemave “Cineplexx” dhe “Millennium”, duke filluar nga data 24 nëntor. Oraret e projeksioneve i gjeni në website-t dhe aplikacionet e kinemave.
Ky film është kandidatura zyrtare e Shqipërisë në Oscars 2023.

Filmi bënë fjalë për:
Dy vëllezër binjakë identikë, që nuk dëgjojnë që nga lindja, pasi zbulojnë se për shkak të një sëmundjeje gjenetike do të verbohen në mënyrë progresive, por të pakthyeshme, luftojnë me të gjitha mënyrat për t’i dhënë ekzistencës së tyre të patolerueshme, një tjetër kthesë.

Trajnimi i aktorëve kryesorë për mësimin e gjuhës shqip të shenjave u mundësuan nga ANAD.

A cup of coffee and new shoes on
ARTALB FILM

Ky aktivitet zhvillohet në kuadër të rishikimit të strategjisë 10-vjecare të ANAD-it

| Categories Kryefaqja
Njoftim për komunitetin e njerëzve që nuk dëgjojnë

Më datë 20 Nëntor 2022 pranë ambjenteve të Institutit të Nxënësve që nuk dëgjojnë do të organizohet takimin për mbledhjen e nevojave te komunitetit.

Ky aktivitet zhvillohet në kuadër të rishikimit të strategjisë 10-vjecare të ANAD-it ,
ku nevojitet konsultimi me komunitetin për vendosjen e objektivave afat gjata.

Ju mirëpresim ditën e diel ora 10:00 – 14:00