A CUP OF COFFEE AND NEW SHOES ON (“Një filxhan kafe dhe këpucë të reja veshur”)

| Categories Kryefaqja
Filmi shqiptar A CUP OF COFFEE AND NEW SHOES ON (“Një filxhan kafe dhe këpucë të reja veshur”), i regjisorit Gentian Koçi, del në sallat e kinemave “Cineplexx” dhe “Millennium”, duke filluar nga data 24 nëntor. Oraret e projeksioneve i gjeni në website-t dhe aplikacionet e kinemave.
Ky film është kandidatura zyrtare e Shqipërisë në Oscars 2023.

Filmi bënë fjalë për:
Dy vëllezër binjakë identikë, që nuk dëgjojnë që nga lindja, pasi zbulojnë se për shkak të një sëmundjeje gjenetike do të verbohen në mënyrë progresive, por të pakthyeshme, luftojnë me të gjitha mënyrat për t’i dhënë ekzistencës së tyre të patolerueshme, një tjetër kthesë.

Trajnimi i aktorëve kryesorë për mësimin e gjuhës shqip të shenjave u mundësuan nga ANAD.

A cup of coffee and new shoes on
ARTALB FILM