Thirje për të gjithë komunitetin e njerëzve që nuk dëgjojnë në moshë pune

| Categories Kryefaqja
Thirje për të gjithë komunitetin e njerëzve që nuk dëgjojnë në moshë pune, për të marrë pjesë në takimet informuese lidhur me praktikat dhe mundësitë e punësimt dhe kurseve profesionale të ofruara nga Zyrat e Punës dhe Qendrave të Formimit Profesional në datat e caktuara nga ANAD.
Për personat që nuk dëgjojnë të cilët banojnë në rrethe, ANAD do të mundësojë pjesmarrjen e tyre në këto takime nëpërmjet platformës Zoom duke ju derguar linkun përkatës për cdo mbledhje.
Lutemi na dergoni të dhënat tuaja personale në numrin e kontaktit në WhatsApp dhe ne do tju kontaktojmë për detaje të tjera lidhur me trajnimet.

Projekti “Drejt punësimit nëpërmjet informacionit të aksesueshëm”, zbatohet me ndihmën e UNDP, ndërmarrë në kuadër të Programit të Përbashkët të OKB-së ‘Askush të mos mbetet pas/Leave No One Behind’ (LNB2), i cili mbështetet nga Agjencia Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim (SDC)

UNDP Albania

Mbledhjen e Vecantë 2023

| Categories Informacion nga ANAD
Shoqata Kombëtare Shqiptare e Njerëzve që nuk Dëgjojnë më datë 7/05/2023 do të zhvillojë Mbledhjen e Vecantë me të gjithë anëtarët e saj me kuotizacion.

Kjo mbledhje ka për qëllim diskutimin dhe miratimin e raporteve vjetore të Shoqatës Kombëtare Shqiptare të Njerëzve që nuk Dëgjojnë.

Ftojmë të gjithë anëtarët e ANAD të bëhen pjesë e këtij aktiviteti pranë Institutit të Nxënësve që Nuk Dëgjojnë. prej ores 09:00 deri në 14:00.

Ju mirëpresim!

Njoftim për komunitetin e njerëzve qe nuk dëgjojnë

| Categories Kryefaqja
Njoftim për komunitetin e njerëzve qe nuk dëgjojnë

Të gjthë anëtarët e Shoqatës Kombëtre Shqiptare të Njerëzve që nuk dëgjojnë I njoftojmë se për të kontaktuar me stafin e ANAD duhet të kontakoj në numrin e dedikuar për anëtarët.

Për cdo kërkesë ju lutem të kontaktoni në +355696389382

Ju njoftojme se kartat e anëtarësimit për vitin 2023

| Categories Kryefaqja
Ju njoftojme se kartat e anëtarësimit për vitin 2023 do të printohen në një format të ri, nëpërmejt QR code do të informohet komuniteti i njerëzve që nuk dëgjojnë në lidhje me veprimtarinë e ANAD dhe përfitimet nga anëtarësimi.