“Java Ndërkombëtare e Njerëzve që nuk Dëgjojnë“24 Nëntor 202123 Shtator 2021 | Categories Informacion nga ANAD “Java Ndërkombëtare e Njerëzve që nuk Dëgjojnë“ Festojmë sëbashku Javën Ndërkombëtare të Njerëzve që nuk Dëgjojnë nën moton: “ Festojmë Fuqizimin e Komunitetit të Njerëzve që nuk Dëgjojnë”. Me këtë rast, ANAD ka vendosur organizimin e disa takimeve nga data 20 – 26 Shtator 2021. Më 23 Shtator, ora 10.00 – 12.00, do të organizohet takimi me fokus “E drejta për arsim dhe komunkim e njerëzve që nuk dëgjojnë në Shqipëri: “Ne komunikojmë në gjuhën e shenjave”. Ky takim organizohet në bashkëpunim me Qendrën “COD”. Prezent në takim do të jenë përfaqsues nga Ministria e Arsimit, Sportit dhe Rinisë, Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Komisioneri për Mbrojten nga Disktiminimi, etj. Më 27 Shtator, ora 17.00 – 19.00 do të organizohet takimi me fokus “Fuqizojmë gratë që nuk dëgjojnë në Shqipëri nëpërmjet aksesit në informacion në gjuhën e shenjave”, pranë Instalacionit “Reja”. Ky takim organizohet në bashkëpunim me Bashkinë Tiranë.Ju mirëpresim!
Varianti DELTA, çfarë duhet të dimë?24 Nëntor 202122 Shtator 2021 | Categories Kryefaqja Varianti DELTA i COVID-19, është dy here më infektues se varianti original. Edhe nëse jemi të vaksinuar, zbatimi i rregullave anti-COVID-19, si distancimi social, larja e duarëve, përdorimi i maskës është një domosdoshmëri. Kjo video është krijuar në kuadër të projektit: “Fuqizimi i grave që nuk dëgjojnë nëpërmjet aksesimit të informacionit në gjuhën e shenjave”, i cili mbështetet nga Agjencia Austriake për Zhvillim dhe zbatohet nga ANAD.Austrian Development AgencyANAD-SHKSHNJND#fuqizojmëvajzatdhegratëqënukdëgjojnë
e-Albanian me një modul të ri për rregjistrimet në gjimnaze.24 Nëntor 202122 Shtator 2021 | Categories Kryefaqja e-Albania më pranë nxënësve të gjimnazit këtë vit të ri shkollor, me shërbimet më të reja: Rregjistrim në klasë të dhjetë;Rregjistrim në gjimnaz me kohë të pjesshme mbi 18 vjeç, në më pak se një minute. Ju do të njoftoheni elektronikishtë në rast pranimi apo refuzimi të rregjistrimit tuaj. Kujdes: Regjistrimi në një gjimnaz do të varet nga shkolla ku është kryer arsimi bazë! Kjo video është krijuar në kuadër të projektit: “Fuqizimi i grave që nuk dëgjojnë nëpërmjet aksesimit të informacionit në gjuhën e shenjave”, i cili mbështetet nga Agjencia Austriake për Zhvillim dhe zbatohet nga ANAD.Austrian Development AgencyANAD-SHKSHNJND#fuqizojmëvajzatdhegratëqënukdëgjojnë
Si të kontaktoni dhe si funksionon shërbimi ligjor falas në Tiranë24 Nëntor 202121 Shtator 2021 | Categories Kryefaqja Qëndrat e ndihmës ligjore falas, me qëllim sigurimin e barazisë për personat me aftësi të kufizuara në akses, ofron shërbimin nëpërmjet juristëve të dedikuar dhe trajnuar të cilët janë gati t’ju dëgjojnë dhe udhëzojnë për veprime të mëtejshme. Në kuadër të projektit “Fuqizojmë gratë që nuk dëgjojnë përmes aksesimit të informacionit në gjuhën e shenjave” i cili mbështetet nga Agjencia Austriake për Zhvillim, ndajmë me ju videon e katërt informuese mbi mënyrën e funksionimit dhe si të kontaktojmë shërbimin ligjor falas. Austrian Development Agency ANAD-SHKSHNJND#fuqizojmëvajzatdhegratëqënukdëgjojnë
Drejtësi miqësore për të mitur.24 Nëntor 202120 Shtator 2021 | Categories Kryefaqja Je nën-moshën 18 vjeç, dyshohesh se ke kryer një vepër penale dhe je ndaluar nga policia?Atëherë, duhet të dish se ke disa të drejta: – pse të kanë ndaluar apo arrestuar, çfarë do të ndodh me ty dhe si të lajmerosh prindërit apo kujdestarin; – të të plotësohen të gjitha nevojat si: veshmbathje, ushqim, kujdes shëndetësor; – ke të drejtën e një Avokati falas;– ke të drejtën e një Psikolog falas, i/e cila do të mbështesë gjatë gjithë proçesit;– nëse ke vështirësi në dëgjim, të folur ose shikim kërko një interpretues ose lehtësues; Nëse ke nevojë për ndihmë apo mbështetje ose të drejtat e tua janë cënuar telefono falas në numërin: 116 111. Për të mësuar më shumë mbi të drejtat tuaja, klikoni në këtë link: https://qpkmr.gov.al/ Kjo video është krijuar në kuadër të projektit: “Fuqizimi i grave që nuk dëgjojnë nëpërmjet aksesimit të informacionit në gjuhën e shenjave”, i cili mbështetet nga Agjencia Austriake për Zhvillim dhe zbatohet nga ANAD.Austrian Development AgencyANAD-SHKSHNJND#fuqizojmëvajzatdhegratëqënukdëgjojnë