“Java Ndërkombëtare e Njerëzve që nuk Dëgjojnë“

| Categories Informacion nga ANAD
“Java Ndërkombëtare e Njerëzve që nuk Dëgjojnë“

Festojmë sëbashku Javën Ndërkombëtare të Njerëzve që nuk Dëgjojnë nën moton: “ Festojmë Fuqizimin e Komunitetit të Njerëzve që nuk Dëgjojnë”.

Me këtë rast, ANAD ka vendosur organizimin e disa takimeve nga data 20 – 26 Shtator 2021.

Më 23 Shtator, ora 10.00 – 12.00, do të organizohet takimi me fokus “E drejta për arsim dhe komunkim e njerëzve që nuk dëgjojnë në Shqipëri: “Ne komunikojmë në gjuhën e shenjave”.

Ky takim organizohet në bashkëpunim me Qendrën “COD”.
Prezent në takim do të jenë përfaqsues nga Ministria e Arsimit, Sportit dhe Rinisë, Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Komisioneri për Mbrojten nga Disktiminimi, etj.

Më 27 Shtator, ora 17.00 – 19.00 do të organizohet takimi me fokus “Fuqizojmë gratë që nuk dëgjojnë në Shqipëri nëpërmjet aksesit në informacion në gjuhën e shenjave”, pranë Instalacionit “Reja”.
Ky takim organizohet në bashkëpunim me Bashkinë Tiranë.

Ju mirëpresim!