Java Ndërkombëtare e Njerëzve që Nuk Dëgjojnë, 19-25 Shtator

| Categories Informacion nga ANAD

Java Ndërkombëtare e Njerëzve që Nuk Dëgjojnë, 19-25 Shtator

Nën moton “Ndërtojmë komunitete gjithëpërfshirëse për të gjithë” ANAD feston Javën Ndërkombëtare të Njerëzve që Nuk Dëgjojnë. Në kuadër të kësaj jave, ANAD është duke organizuar një seri aktivitetesh ndërgjegjësuse dhe informuese: si ekspozit me piktura, ditë të hapura, seminar mbi sfidat e të rinjëve që nuk dëgjojnë në Shqipëri, etj.

Këto aktivitete janë të hapura për tu ndjekur nga të gjithë.

Ju mirëpresim!

#IWDP2022
#IDSL2022

Përshëndetje,

| Categories Informacion nga ANAD
Përshëndetje,
Dua t’ju njoftojë se duke filluar nga dita e sotme, date 13 Prill, ANAD vendos në shërbim të komunitetit të njerëzve që nuk dëgjojnë një numër të ri telefoni 069 61 24 062, ku ju mund të shkruani dhe merrni përgjigje për pyetjet tuaja nga e Hëna në të Premte, ora 16:00 – 20:00.
Ju faleminderit!

Përshëndetje.

| Categories Informacion nga ANAD
Përshëndetje.

Duam t’ju njoftojmë se ANAD ka hapur një llogari në Instagram.
Ndaj ju ftojmë të gjithëve që të na ndiqni në llogarinë tonë ANAD-SHKSHNJD, duke shtypur butonin FOLLOW.

Ju faleminderit!

Bordi I ANAD

| Categories Informacion nga ANAD
Bordi I ANAD, miratoj formën e re të kartës së anëtarësimit. Kjo kartë do të filloj të aplikohet në Janar 2022.

Bordi Drejtues i Shoqatës Kombëtare Shqiptare e Njerëzve që Nuk Dëgjojnë

| Categories Informacion nga ANAD
Shoqata Kombëtare Shqiptare e Njerëzve që Nuk Degjojne ka mbajtur Asamblen e Përgjithshme ku është zgjedhur Bordi i ri Drejtues për vitin 2021-2025.

Bordi përbehet nga 7 anëtar në pozicionet e më poshtme:

Z. Presidente e ANAD                Françeska Xhunga               
Zv. President  i ANAD                Ermal Çelaj
Arkëtare e Bordit të ANAD        Sadete Vakaj
Sekretare e Bordit të ANAD       Esmeralda Terziu              
Anëtare e Bordit të ANAD          Alma Spahaj        
Anëtar i Bordit të ANAD             Kledio Sejdini                                                                   
Anëtar i Bordit të ANAD             Besim Çemeri
                       
Ju urojmë suksese në detyrën e tyre te re.