Java Ndërkombëtare e Njerëzve që Nuk Dëgjojnë, 19-25 Shtator
Nën moton “Ndërtojmë komunitete gjithëpërfshirëse për të gjithë” ANAD feston Javën Ndërkombëtare të Njerëzve që Nuk Dëgjojnë. Në kuadër të kësaj jave, ANAD është duke organizuar një seri aktivitetesh ndërgjegjësuse dhe informuese: si ekspozit me piktura, ditë të hapura, seminar mbi sfidat e të rinjëve që nuk dëgjojnë në Shqipëri, etj.
Këto aktivitete janë të hapura për tu ndjekur nga të gjithë.
Përshëndetje, Dua t’ju njoftojë se duke filluar nga dita e sotme, date 13 Prill, ANAD vendos në shërbim të komunitetit të njerëzve që nuk dëgjojnë një numër të ri telefoni 069 61 24 062, ku ju mund të shkruani dhe merrni përgjigje për pyetjet tuaja nga e Hëna në të Premte, ora 16:00 – 20:00. Ju faleminderit!