Ju njoftojmë se Asambleja e Përgjithshme për Zgjedhjen e Bordit të Komitetit të të Rinjve Shqiptarë do të mbahet më datën 10 dhjetor në orën 10:00 pranë ambienteve të Degës së Tiranës.
Kjo Asamble do të jetë një platformë e rëndësishme për të zgjedhur liderët e ardhshëm të Komitetit të të Rinjve, të cilët do të përfaqësojnë dhe ndihmojnë në zhvillimin e aktiviteteve dhe projekteve të organizatës.
Ne vlerësojmë kontributin e çdo anëtari!
Faleminderit dhe shihemi në Asamblenë e Përgjithshme.