Festa e 30-Vjetorit të Shoqatës Kombëtare Shqiptare të Njerëzve që Nuk Dëgjojnë

| Categories Informacion nga ANAD, Kryefaqja
Festa e 30-Vjetorit të Shoqatës Kombëtare Shqiptare të Njerëzve që Nuk Dëgjojnë

Me kënaqësi ju informojmë se, Shoqata Kombëtare Shqiptare e Njerëzve që Nuk Dëgjojnë shënon 30 vjetorin e saj. Në këtë rast të veçantë, ju ftojmë të merrni pjesë në aktivitetin që do të mbahet më datën 26 nëntor 2023, në Degen e Tiranës, duke filluar në orën 10:00.

Në këtë festë të veçantë, do të kemi rastin të ndajmë eksperiencat e anëtarëve të Shoqatës që janë përfshirë nga themelimi i saj. Ky do të jetë një moment i emocionueshëm për të reflektuar mbi arritjet dhe përpjekjet që kanë bërë këta njerëz të përkushtuar në ndihmë të komunitetit të tyre.

Ju presim në Degen e Tiranës më 26 nëntor 2023, ora 10:00!