Personat që nuk dëgjojnë janë një kategori e veçantë që kanë nevojë për shërbime specifike dhe aq më tepër kanë nevojë për komunikim dhe informacion në gjuhën e shenjave dhe pikërishtë kjo nevojë bën që ata të mos aksesojnë shërbime të ndryshme sociale dhe shëndetësore.
Mungesa e një informacioni të detajuar nga ana e institucioneve përkatëse dhe veçanërishtë në gjuhën e shenjave, gjatë periudhës së karantinës ishte diskriminuese dhe izoluese duke sjellë si rrjedhojë probleme të shumta psiko-sociale për këtë komunitet.
ANAD në kuadër të projektit ”Fuqizojmë gratë që nuk dëgjojnë nëpërmjet aksesimi të informacionit në gjuhën e shenjave” mbështetur nga Agjencia Austriake për Zhvillim mundi ti vijnë në ndihmë komunitetit duke dhënë informacion mbi shëndetin mendor dhe mbështetjen psiko-sociale në gjuhën e shenjave.
Austrian Development Agency
ANAD-SHKSHNJND
#fuqizojmëvajzatdhegratëqënukdëgjojnë