“Përgjigje gjithëpërfshirëse ndaj Covid-19, edukim i aksesueshëm për fëmijët që nuk dëgjojnë në Shqipëri”

| Categories Informacion nga ANAD
“Përgjigje gjithëpërfshirëse ndaj Covid-19, edukim i aksesueshëm për fëmijët që nuk dëgjojnë në Shqipëri” ANAD në partneritet me World Vision in Albania and Kosovo po implementon projektin “Përgjigje gjithëpërfshirëse ndaj Covid-19, edukim i aksesueshëm për fëmijët që nuk dëgjojnë në Shqipëri” Ky project synon përgatitjen e materialeve mësimore dygjuhësore nëpërmjet gjuhës së shenjave dhe gjuhës së shkruar shqipe për Institutin e Nxënësve që Nuk Dëgjojnë dhe përgatitjen për herë të parë në Shqipëri të një manuali për mësuesit të cilët punojnë me nxënës që nuk dëgjojnë.

Ky projekt financohet nga European Union in Albania dhe zbatohet nga World Vision in Albania and Kosovo në bashkëpunim me organizatat partnere.

#strongertogether #gjithëpërfshirje #inclusion #inclusionmatters #deafeducation #bilingualeducationfordeafchildren #educationinsignlanguage

World Vision in Albania and Kosovo
Foundation Together Albania
Defending the Rights of People with Disabilities
Albanian Disability Rights Foundation
Help the Life Association
Down Syndrome Albania



ANAD me mbështetjen e Agjencisë Austriake të Zhvillimit, është duke zbatuar projektin

| Categories Informacion nga ANAD
ANAD me mbështetjen e Agjencisë Austriake të Zhvillimit, është duke zbatuar projektin
“Fuqizimi i grave që nuk dëgjojnë nëpërmjet aksesimit të informacionit në gjuhën e
shenjave”Projekti ka për qëllim që të informojë komunitetin e personave që nuk dëgjojnë në lidhje me zhvillimet më të fundit kundër COVID-19 dhe synon të informojë dhe fuqizojë vajzat dhe gratë që nuk dëgjojnë në lidhje me mbështetjen psiko-sociale, ndihmën ligjore falas dhe të drejtën për punësim. Na ndiqni në Facebook, Webpage dhe kanalin në youtube të ANAD për të mësuar më shumë por edhe aksesuar informacionin.

Austrian Development Agency
ANAD-SHKSHNJND
#fuqizojmëgratëdhevajzatqënukdëgjojnë



Përshëndetje

| Categories Informacion nga ANAD
Unë jam Dorian Sulko, Presidenti i Shoqatës ANAD. Doja t’ju informoja në lidhje me konferencën e 9- të ku ftoj të gjithë anëtarët të cilët kanë paguar kuotat dhe kanē të drejtën të dërgojnë propozimet e tyre për statusin e ANAD-it.

Konferenca duhet të zhvillohet në muajin prill, maj ose qershor por për shkak të situatës së coronavirusit është shtyrë deri në kohen kur ky virus të jetë zhdukur.

Për çdo detaj do ju bëjmë me dije me një video informuese.
Ju falenderoj dhe mirupafshim!