E enjte, 25 shtator 2025 Të drejtat e personave që nuk dëgjojnë gjatë krizave Personat që nuk dëgjojnë duhet të përfshihen në planifikimin e fatkeqësive dhe të kenë qasje në informacion në gjuhën e shenjave gjatë emergjencave. Strategjitë dhe përfshirja e komuniteteve të tyre përmirësojnë reagimin ndaj krizave dhe sigurojnë pjesëmarrje të barabartë #IWDP #IDSL #GlobalLeadersChallenge World Federation of the Deaf Ry
Klisman Ibrahimi
E mërkurë, 24 shtator 2025Arsim shumëgjuhësh për nxënësit që nuk dëgjojnë
| Categories KryefaqjaE mërkurë, 24 shtator 2025 Arsim shumëgjuhësh për nxënësit që nuk dëgjojnë Nxënësit që nuk dëgjojnë duhet të kenë akses në arsim cilësor, gjithëpërfshirës dhe shumëgjuhësh, që respekton gjuhën dhe kulturën e tyre. Mjediset e tilla i mundësojnë të mësojnë dhe të bashkëpunojnë me bashkëmoshatarë të tjerë që nuk dëgjojnë. #IWDP #IDSL #GlobalLeadersChallenge World Federation of the Deaf Ry
Gëzuar Ditën Ndërkombëtare të Njerëzve që Nuk Dëgjojnë!
| Categories Informacion nga ANAD, Kryefaqja#ANAD#Argëtim#BashkGëzuar Ditën Ndërkombëtare të Njerëzve që Nuk Dëgjojnë! ANAD ju fton të merrni pjesë në një takim të veçantë më 28 shtator 2025, në ambientet e ANAD, në orën 10:00. 🎊 Le të festojmë së bashku, të argëtohemi dhe të ndajmë momente të bukura bashkë me komunitetin! #DitaNdërkombëtare#RiniaQëNukDëgjon#FestëBashkë#ANAD#Argëtim#BashkShow less
23 Shtatori – Dita Ndërkombëtare e Gjuhës së Shenjave
| Categories Kryefaqja23 Shtatori – Dita Ndërkombëtare e Gjuhës së Shenjave Sot festojmë rëndësinë e Gjuhës së Shenjave si një e drejtë themelore që garanton të drejtën për edukim, informim, akses në informacion dhe shërbime, interpretim, dinjitet dhe identitet gjuhësor për njerëzit që nuk dëgjojnë. Në kuadër të fushatës “Global Leaders Challenge”, falënderojmë të gjithë ata që u bënë pjesë e këtij aktiviteti dhe mbështetën temën e Ditës Ndërkombëtare të Gjuhës së Shenjave: “Nuk ka të drejta të njeriut pa të drejta të gjuhës së shenjave.” Faleminderit që kontribuoni në promovimin e të drejtave të njerëzve që nuk dëgjojnë dhe në rritjen e ndërgjegjësimit për rëndësinë e gjuhës së shenjave. Ju ftojmë të ndani mesazhin edhe në rrjetet tuaja sociale duke bërë tag ANAD dhe përdorur hashtags #IDSL#IWDP#GlobalLeadersChallenge World Federation of the Deaf Ry
E martë, 23 shtator 2025Asnjë e drejtë njerëzore nuk është e plotë pa gjuhën e shenjave
| Categories KryefaqjaE martë, 23 shtator 2025 Asnjë e drejtë njerëzore nuk është e plotë pa gjuhën e shenjave Gjuha e shenjave është një e drejtë themelore për personat që nuk dëgjojnë. Ajo u mundëson të ushtrojnë të drejtat e tyre dhe të komunikojnë lirshëm. Qëllimi ynë është një botë ku të gjithë personat që nuk dëgjojnë mund të flasin në gjuhën e shenjave, kudo që ndodhen. #IWDP #IDSL #GlobalLeadersChallenge World Federation of the Deaf Ry