23 Shtatori – Dita Ndërkombëtare e Gjuhës së Shenjave

| Categories Kryefaqja

23 Shtatori – Dita Ndërkombëtare e Gjuhës së Shenjave Sot festojmë rëndësinë e Gjuhës së Shenjave si një e drejtë themelore që garanton të drejtën për edukim, informim, akses në informacion dhe shërbime, interpretim, dinjitet dhe identitet gjuhësor për njerëzit që nuk dëgjojnë. Në kuadër të fushatës “Global Leaders Challenge”, falënderojmë të gjithë ata që u bënë pjesë e këtij aktiviteti dhe mbështetën temën e Ditës Ndërkombëtare të Gjuhës së Shenjave: “Nuk ka të drejta të njeriut pa të drejta të gjuhës së shenjave.” Faleminderit që kontribuoni në promovimin e të drejtave të njerëzve që nuk dëgjojnë dhe në rritjen e ndërgjegjësimit për rëndësinë e gjuhës së shenjave. Ju ftojmë të ndani mesazhin edhe në rrjetet tuaja sociale duke bërë tag ANAD dhe përdorur hashtags #IDSL#IWDP#GlobalLeadersChallenge World Federation of the Deaf Ry