Shoqata Kombëtare Shqiptare e Njerëzve që Nuk Dëgjojnë, më datën 10 Nëntor, do të organizojë një trajnim të veçantë për gratë që nuk dëgjojnë, i cili do të fokusohet në temën “Parandalimi i Kancerit të Gjirit”, me Prof. Dr Aferdita Manaj. Ky trajnim është një mundësi e rëndësishme për gratë që nuk kanë akses në informacionin shëndetësor, duke marrë parasysh barrierat e komunikimit që ato përballen. Gratë që nuk dëgjojnë shpesh kanë nevojë për informacion të aksesueshëm dhe të qartë në gjuhën e shenjave, për t’u informuar mbi shëndetin e tyre. Kjo iniciativë do të ndihmojë gratë që nuk dëgjojnë të kuptojnë rëndësinë e parandalimit të kancerit të gjirit dhe do të kontribuojë në përmirësimin e shëndetit të komunitetit tonë. ANAD ju fton të bëheni pjesë e këtij trajnimi. Në ditët në vijim do t’ju informojmë për detaje të tjera të trajnimit.
Klisman Ibrahimi
Përshëndetje, Duam të informojmë të gjitha gratë dhe vajzat që nuk dëgjojnë.
| Categories Informacion rreth grave që nuk dëgjojnë, KryefaqjaPërshëndetje, Duam të informojmë të gjitha gratë dhe vajzat që nuk dëgjojnë se me rastin e 8-Marsit Ditën Ndërkombëtare të Gruas, do të organizohet një takim festiv. Takimi do të zhvillohet në Tiranë pranë Institutit të Nxënësve që nuk Dëgjojnë ditën e diel datë 10 Mars në orën 12:00. Mos harroni data 5 Mars është afati per regjistrim! Mund të kontaktoni në ANAD në numrin +355696389382 Whatsapp Ju mirëpresim të gjithave, Mirë u takofshim së shpejti!
E diel, 28 shtator 2025 Së bashku për të ardhmen!
| Categories KryefaqjaE diel, 28 shtator 2025 Së bashku për të ardhmen! Komunitetet e personave që nuk dëgjojnë janë burim inovacioni dhe ideve të reja! Duke punuar së bashku, ne mund të frymëzojmë, të ndikojmë dhe të krijojmë një botë ku gjuhët e shenjave përdoren lirshëm kudo. E ardhmja është në duart tona – të bëjmë inovacion dhe ndryshim, së bashku! #IWDP #IDSL #GlobalLeadersChallenge World Federation of the Deaf Ry
E shtunë, 27 shtator 2025 Shërbimet në gjuhën e shenjave
| Categories KryefaqjaE shtunë, 27 shtator 2025 Shërbimet në gjuhën e shenjave Personat që nuk dëgjojnë duhet të kenë mundësinë të përdorin gjuhën e tyre të shenjave, kombëtare ose ndërkombëtare, sipas dëshirës dhe nevojave personale. Shtetet dhe organizatorët e ngjarjeve duhet të planifikojnë që në fillim dhe të sigurojnë fonde për përkthyes profesionistë të gjuhës së shenjave. Kjo siguron që të gjithë pjesëmarrësit të mund të marrin pjesë në mënyrë aktive dhe të përfshihen në shoqëri. #IWDP #IDSL #GlobalLeadersChallenge World Federation of the Deaf Ry
E premte, 26 shtator 2025Njohja e Gjuhës Kombëtare të Shenjave
| Categories KryefaqjaE premte, 26 shtator 2025 Njohja e Gjuhës Kombëtare të Shenjave Personat që nuk dëgjojnë kanë të drejtë të përdorin gjuhën e tyre të shenjave. Qeveritë duhet ta njohin ligjërisht gjuhën kombëtare të shenjave dhe ta përdorin atë në të gjitha fushat e jetës, për të siguruar pjesëmarrje aktive dhe të barabartë në shoqëri. #IWDP #IDSL #GlobalLeadersChallenge World Federation of the Deaf Ry