Shoqata Kombëtare Shqiptare e Njerëzve që Nuk Dëgjojnë, më datën 10 Nëntor, do të organizojë një trajnim të veçantë për gratë që nuk dëgjojnë, i cili do të fokusohet në temën “Parandalimi i Kancerit të Gjirit”, me Prof. Dr Aferdita Manaj. Ky trajnim është një mundësi e rëndësishme për gratë që nuk kanë akses në informacionin shëndetësor, duke marrë parasysh barrierat e komunikimit që ato përballen. Gratë që nuk dëgjojnë shpesh kanë nevojë për informacion të aksesueshëm dhe të qartë në gjuhën e shenjave, për t’u informuar mbi shëndetin e tyre. Kjo iniciativë do të ndihmojë gratë që nuk dëgjojnë të kuptojnë rëndësinë e parandalimit të kancerit të gjirit dhe do të kontribuojë në përmirësimin e shëndetit të komunitetit tonë. ANAD ju fton të bëheni pjesë e këtij trajnimi. Në ditët në vijim do t’ju informojmë për detaje të tjera të trajnimit.