Një prej qëllimeve kryesore është mobilizimi i komunitetit në rrethe dhe shqyrtimi i potencialeve për hapjen e degëve të Shoqatës ANAD në rrethe.
Gjatë takimeve, synohet të ofrohet informacion rreth vlerësimit bio-psikosocial.
Përveç kësaj, do të diskutohet bashkëpunimi me Zyrat e Punës për të siguruar mundësi punësimi për anëtarët e komunitetit të njerëzve që nuk dëgjojnë, me qëllim pavarësinë e tyre në jetën e përditshme.
Takimi me komunitetin do të mbahet më datë 2 Qershor në orën 10.00 deri në orën 12.00.
Ju mirëpresim!