Përshëndetje! Po ju paraqes faqen e web www.platforma-pak.al

| Categories Kryefaqja
Përshëndetje!
Po ju paraqes faqen e web www.platforma-pak.al përmbajtjen dhe cfarë ofron.
Para një viti kjo platformë u mbyll për arsye teknike dhe tani është e disponueshme dhe e aksesueshme.
Informacioni që gjendet ne këtë faqe u shërben në mënyrë të vecantë kategorisë së personave me aftësi të kufizuar si më poshtë:
– Personave të verbër, nëpërmjet informacionit me anë të audios.
– Personave me vështirësi në të nxënë duke përdorur gjuhën e thjeshtuar.
– Personat që nuk dëgjojnë nëpërmjet informacionit në gjuhën e shenjave.
Këtu do të njiheni dhe përditësoheni për të gjitha ligjet, vendimet, aktet nënligjore që qeveria ka
dhe do të nxjerrë në lidhje me aftësinë e kufizuar.
Të gjithë të interesuarit që duan të dinë mbi situatën ligjore në vendin tonë mund të na ndjekin
në këtë faqe.
Faleminderit!