Asambleja e Përgjithëshme e KRSHND

| Categories Informacioni i KRSHND
Përshëndetje,
 
Duam t’ju njoftojmë që më datë 20 Shkurt 2022 do të mbahet Asambleja e 6-të e Përgjithëshme e KRSHND.
 
Të rinjtë e interesuar për tu bërë pjesë e bordit të ri të KRSHND duhet të dërgojnë aplikimin e tyre  deri më 14  shkurt 2022.
 
Asambleja do të mbahet pranë Institutit të Nxënësve që Nuk Dëgjojnë  dhe do të zgjasë nga ora 9 me 13:00.
 
Ju faleminderit!

Proçesi i vlersimit për aftësin e kufizuar.

| Categories Kryefaqja
Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ka filluar proçesin e vlersimit për aftësin e kufizuar.
Për herë të parë në këtë vlersim do të përfshihen edhe njerëzit që nuk dëgjojnë.Ky proçes është pilotuar në Tiranë ku ANAD ka dhënë vlersimin e tij dhe ka avokuar për përfshirjen e shërbimit të interpretimit në gjuhën e shenjave shqipe.
Vleraimi i ri për aftësin e kufizuar do të fillojë në Tiranë, Elbasan dhe Durrës dhe më pas do të shtrihet në të gjithë Shqipërinë.

Shoqata Kombëtare Shqiptare e Njerëzve që Nuk Dëgjojnë (ANAD) në bashkëpunim me Shërbimi Social Shtetëror do të bëj të mundur ofrimin e shërbimit të interpretimit në gjuhën e shenjave shqipe për të gjithë komunitetin e njerëzve që nuk dëgjojnë.

Ky shërbim i jep mundësinë personit që nuk dëgjonë të jetë pjesë aktivee vlersimit duke u përgjigjur në mënyrë të pavaruar pyetjeve të Kominionit të Vlersimit në pranin e Interpretit të Gjuhës së Shenjave.
ANAD do të vazhdojë në ditët në vijim të publikojë video informuese lidhur me proçesin e vlersimit për aftësin e kufizuar.

Ju faleminderit!

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale
Shërbimi Social Shtetëror

#aksesnegjuheneshenjaveshqipe
#interpretigjuhesseshenjaveshqipe

Instruktorëve të Gjuhës së Shenjave Shqipe

| Categories Kryefaqja
Vazhdon trajnimi i Instruktorëve të Gjuhës së Shenjave Shqipe një bashkëpunim i ANAD me Agjencia Kombetare e Punesimit dhe Aftesive bazuar në metodën dygjuhësore.

Programi i trajnimit të Instruktorëve të Gjuhës së Shenjave Shqipe, udhëhiqet nga profesionistë të fushës së edukimit të njerëzve që nuk dëgjojnë në bashkëpunim të ngushtë me trajner të huaj edhe vendas me qëllim që instruktorët të përfitojnë nga praktikat më të mira.

Ky program është bërë i mundur fal mbështetjes së Swisscontact dhe Shoqatës Finlandeze të Njerëzve që Nuk Dëgjojnë.

ANAD do të vazhdojë t’ju informojë në vijim me video të tjera informuese në lidhje me Instruktorët e Gjuhës së Shenjave Shqipe.

#edukimivazhduar #gjuhaeshenjaveshqipe
#instruktorigjuhëssëshenjaveshqipe

Ministria e Financave dhe Ekonomisë
Drejtoria Rajonale e Formimit Profesional Publik Nr.4
ANAD-SHKSHNJND

Përshëndetje.

| Categories Informacion nga ANAD
Përshëndetje.

Duam t’ju njoftojmë se ANAD ka hapur një llogari në Instagram.
Ndaj ju ftojmë të gjithëve që të na ndiqni në llogarinë tonë ANAD-SHKSHNJD, duke shtypur butonin FOLLOW.

Ju faleminderit!

Bordi I ANAD

| Categories Informacion nga ANAD
Bordi I ANAD, miratoj formën e re të kartës së anëtarësimit. Kjo kartë do të filloj të aplikohet në Janar 2022.