Informojmë të gjitha gratë dhe vajzat që nuk dëgjojnë.27 Shkurt 202427 Shkurt 2024 | Categories Kryefaqja Përshëndetje, Duam të informojmë të gjitha gratë dhe vajzat që nuk dëgjojnë se me rastin e 8-Marsit Ditën Ndërkombëtare të Gruas, do të organizohet një takim festiv. Takimi do të zhvillohet në Tiranë pranë Institutit të Nxënësve që nuk Dëgjojnë ditën e diel datë 10 Mars në orën 12:00. Mos harroni data 5 Mars është afati per regjistrim! Mund të kontaktoni në ANAD në numrin +355696389382 Whatsapp Ju mirëpresim të gjithave, Mirë u takofshim së shpejti!
Njoftojmë.27 Shkurt 202427 Shkurt 2024 | Categories Kryefaqja Njoftojmë komunitetin e njerëzve që nuk dëgjojnë se, duke filluar që nga dita e sotme e në vazhdim në televizionin: Vizion Plus do mund të ndiqni lajmet e ditës në gjuhën e shenjave Shqipe, sipas këtij kalendari: Vizion Plus = çdo të diel, ora 15:00. Ju faleminderit
Ju njoftojme se kartat e anëtarësimit për vitin 2024.27 Shkurt 202427 Shkurt 2024 | Categories Kryefaqja Ju njoftojme se kartat e anëtarësimit për vitin 2024 do të printohen në një format të ri, nëpërmejt QR code do të informohet komuniteti i njerëzve që nuk dëgjojnë në lidhje me veprimtarinë e ANAD dhe përfitimet nga anëtarësimi. Mund të kontaktoni në ANAD në numrin +355696389382 në aplikacionin Whatsapp nga e hëna deri të premten ora 9:00 – 17:00 për të bërë aplikimet. Ju mirëprsim!
Komiteti i të Rinjve Shqiptare që Nuk Dëgjojnë.27 Shkurt 202427 Shkurt 2024 | Categories Informacioni i KRSHND Njoftim Komiteti i të Rinjve Shqiptare që Nuk Dëgjojnë, në muajin Dhjetor, ka mbajtur Asamblenë e Përgjithshme ku është zgjedhur Bordi i ri Drejtues për vitin 2023 – 2025. Bordi i ri përbëhet nga 7 anëtarë në pozicionet e mëposhtme: 1. Presidente e i KRSHND Elona Elezi 2. Zv. President i KRSHND Olsi Pira 3. Arkëtare i Bordit të KRSHND Aldi Blini 4. Sekretar i Bordit të KRSHND Etmond Llani 5. Anëtare e Bordit të KRSHND Zamira Allasufi 6. Anëtar i Bordit të KRSHND Erison Tafani 7. Anëtare i Bordit të KRSHND Adi Fjolla Ju faleminderit!
Njoftojmë komunitetin e njerëzve që nuk dëgjojnë.27 Shkurt 202427 Shkurt 2024 | Categories Kryefaqja Njoftojmë komunitetin e njerëzve që nuk dëgjojnë se, duke filluar që nga dita e sotme e në vazhdim në televizionin: RTSH2 – Klan dhe Top Chanel do mund të ndiqni lajmet e ditës në gjuhën e shenjave Shqip, sipas këtij kalendari: TV Klan = çdo të enjte, ora 19:30 Top Chanel = çdo të premte, ora 15:00 RTSH2 = çdo të diel, ora 20:00. Ju faleminderit