Shoqata Kombëtare Shqiptare e Njerëzve që nuk Dëgjojnë

| Categories Kryefaqja

Shoqata Kombëtare Shqiptare e Njerëzve që nuk Dëgjojnë fton të gjithë komunitëtin të bëhet pjesë e Konferences Rajonale të Sportit për Njerëzit që Nuk Dëgjojnë.

Më datë 23 Korrik ora 16.00 pranë Muzeut Kombëtar.

Për herë të parë në Shqipëri organizohet një aktivitet me fokus sportin për njerëzit që nuk dëgjojnë dhe ngritjen e Shoqatës Shqiptare të Sportit për Njerëzit që Nuk Dëgjojnë.

I ftuar nga Organizata Europiane e Sporteve për njerëzit që nuk dëgjojnë “EDSO” Z.Iosif Stavrakakis  në pozicionin e Presidentitn të “EDSO” , I cili do të mbështesë komunitetin tonë në themelimin e shoqatës së sportit si dhe suportin për perfshirjen në aktivitete dhe gara europiane.

Ju mirëpresim!
| Categories Kryefaqja
Praktikimi i aftësive pedagogjike dhe njohurive në gjuhën e shenjave shqipe jane në fokus të modulit të fundit të programit për Instruktorë të Gjuhës së Shenjave Shqipe.

Gjatë muajit Maj Instruktorët janë angazhuar në trajnimin e mësuesëve të Institutit të Nxënësve që nuk Dëgjojnë, mbi njohuritë bazë të komunikimit në gjuhën e shenjave shqipe, në kuadër të moduleve rreth gjuhës së shenjave shqipe dhe metodologjisë së mësimdhënies për nxënësit që nuk dëgjojnë.

Programi i trajnimit të instruktorëve të gjuhës së shenjave shqipe zbatohet nga Shoqata Kombëtare e Njerëzve që Nuk Dëgjojnë (ANAD) në bashkëpunim me Agjencinë Kombëtare të Punësimit dhe Aftësive, dhe mbështetet nga Shoqata Finlandeze e Njerëzve që Nuk Dëgjojnë dhe nga UNDP në Shqipëri, në kuadër të Programit të Përbashkët të Kombeve të Bashkuara “Askush të mos mbetet pas/Leave no one behind”, të financuar nga Qeveria Zvicerane.

UNDP Albania

Trajnimi i Instruktorëve te gjuhës së shenjave shqipe

| Categories Kryefaqja
Vazhdon të implementohet faza e dytë e programit për Instruktorët e Gjuhës së Shenjave Shqipe, projekt i mundësohet fal mbështetjes së UNDP Albania , Shoqatës Finlandeze të Njerëzve që Nuk Dëgjojnë, dhe bashkëpunimit me Agjencinë Kombëtare të Punësimit dhe Aftësive.

Veprimtaria e instruktorit të gjuhës së shenjave shqipe është e lidhur ngushtë me trajnimin në gjuhën e shenjave të prindërve, mësuesëve , punonjësve socialë dhe profesionistëve të cilët punojnë me njerëz që nuk dëgjojnë.
UNDP Albania

ANAD do te zhvilloje një cilëk trajnimesh ne tre qytete, Durrës, Tiranë dhe Elbasan.

| Categories Kryefaqja
Me qëllim fuqizimin. ekomunitetit të njerëzve që nuk dëgjojnë, ANAD do te zhvilloje një cilëk trajnimesh ne tre qytete, Durrës, Tiranë dhe Elbasan.


Qëllimi i trajnimeve do të jetë informimi i komunitetit rreth, Sfidave dhe arritjeve të ANAD pergjatë 22 viteve, 2000-2022 Vlerësimi Bio-psikosolail siaps standardeve të ICF dhe Hapja e degëve të ANAD në këto qytete.

Trajnimet do të zhvillohen sipas datave dhe në ambjentet e paraqitura në video.

Përshëndetje,

| Categories Informacioni i KRSHND
Përshëndetje, 

Në thirrjen e hapur nga KRSHND  për antarë bordi në radhët e të rinjëve është vënë re mungesa e kandidaturave vajza. Duke pasur parasysh barzine ne Bordet Drejtuese është marrë vendimi se një vajzë anëtare e Bordit Drejtues te ANAD do ti bashkohet bordit drejtues të të rinjëve. 

Kjo bazuar në parimet e vendosura në Statutin e ANAD dhe KRSHND.

Aktualishtë bordi drejtues i të rinjëve përbëhet nga 3 anëtarë djem dhe një vajzë dhe prezenca e një vajze tjetër do të ndikonte në mirëfunksionimin e këtij të fundit. 
 
Ju faleminderit!