Mësimi plotësues dhe fillimi i vitit të ri shkollor.

| Categories Kryefaqja
Pas shqetësimeve të ngritura nga mësues dhe prindër, se një javë mësim plotësues nuk do të mjaftonte për të plotësuar mangësitë e krijuar nga mësimi online, Ministria e Arsimit vendos ta zgjerojë edhe me dy javë të tjera. Kështu, viti i ri shkollor 2021-2022 nis në datë 27 shtator dhe jo në datën 13 shtator. Me shtyrjen e viti të ri shkollor shtyhet edhe data e përfundimit të tij, nga data 8 qershor 2022 në 17 Qershor 2022 (arsimi bazë: klasa e 1-9). Mësimi plotësues nuk është i detyruar dhe nxënësit nuk janë të detyruar të shkojnë çdo ditë në shkollë.

Kjo video është krijuar në kuadër të projektit: “Fuqizimi i grave që nuk dëgjojnë nëpërmjet aksesimit të informacionit në gjuhën e shenjave”, i cili mbështetet nga Agjencia Austriake për Zhvillim dhe zbatohet nga ANAD.

Austrian Development Agency
ANAD-SHKSHNJND
#fuqizojmëvajzatdhegratëqënukdëgjojnë

Ndihma juridike e garantuar nga shteti: Ndihma Juridike Parësore

| Categories Kryefaqja
Në përmbyllje të ciklit të videove informuese mbi të drejtën për punësim dhe mundësit reale të punësimit që ekzistojnë për personat që nuk dëgjojnë, vijojmë me ndarjen e ciklit të videove informuese në lidhje me shërbimin ligjor falas të garantuar nga shteti.

Ndihma ligjore falas është shërbim juridik që garantohet dhe financohet nga shteti për çdo individi të shoqërisë tonë, i cili për shkak të statusit shoqëror, psiko-fizik, juridik ose ekonomik has vështirësi në qasjen e tij tek drejtësia.

Në kuadër të projektit “Fuqizojmë gratë që nuk dëgjojnë përmes aksesimit të informacionit në gjuhën e shenjave” i cili mbështetet nga Agjencia Austriake për Zhvillim, ndajmë me ju videon e parë informuese mbi ndihmën juridike parësore, një e drejtë kushtetuese për grupet e marxhinalizuara.

Austrian Development Agency
ANAD-SHKSHNJND
#fuqizojmëvajzatdhegratëqënukdëgjojnë




Mundësit ekzistuese për punësim për personat që nuk dëgjojnë, nëpërmjet ofrimit të aksesueshëm të proçesit të aplikimit.

| Categories Kryefaqja
Mundësit ekzistuese për punësim për personat që nuk dëgjojnë, nëpërmjet ofrimit të aksesueshëm të proçesit të aplikimit.

Mundësit ekzistuese për punësim për personat që nuk dëgjojnë dhe planeve individuale të punësimit, një modeli i ri shërbimi që përfshinë shërbime këshillimi dhe ndërmjetësim për t’ju përshtatur sa më mirë të papunëve me aftësi të kufizuara dhe kërkesave të punëdhënësve, ku edhe ju mund të bëheni pjesë.

Në kuadër të projektit “Fuqizojmë gratë që nuk dëgjojnë përmes aksesimit të informacionit në gjuhën e shenjave” i cili mbështetet nga Agjencia Austriake për Zhvillim, ndajmë me ju videon e pestë informuese mbi mundësit ekzistuese për punësim për personat që nuk dëgjojnë.

Austrian Development Agency
ANAD-SHKSHNJND
#fuqizojmëvajzatdhegratëqënukdëgjojnë



Aksesimi i informacionit tek institucionet punë-ofruese.

| Categories Kryefaqja
Aksesimi i informacionit tek institucionet punë-ofruese.

Me qëllim e nxitjen e punësimit tek personat e papunë, një sërë institucionesh janë ngritur dhe ofrojnë informacione mbi mundësit e punësimit që ofron tregu i punës, të cilat mund të arrihen fizikishtë ose online nëpërmjet websiteve të tyre.

Në kuadër të projektit “Fuqizojmë gratë që nuk dëgjojnë përmes aksesimit të informacionit në gjuhën e shenjave” i cili mbështetet nga Agjencia Austriake për Zhvillim, ndajmë me ju videon e dytë informuese mbi aksesimin e informacionit tek institucionet punë-ofruese.

Austrian Development Agency
ANAD-SHKSHNJND
#fuqizojmëvajzatdhegratëqënukdëgjojnë



Qëndrat e Formimit Profesional: Roli dhe mundësitë që ato ofrojnë për personat me aftësi të kufizuara.

| Categories Kryefaqja
Qëndrat e Formimit Profesional: Roli dhe mundësitë që ato ofrojnë për personat me aftësi të kufizuara.

Qëndrat e Formimit Profesional një mundësi e mirë për të fituar një profesion të ri, nga një mori formimesh profesionale që ofrohen, ose për tu rikualifikuar në përputhje me kërkesat e tregut vendas të punës.

Në kuadër të projektit “Fuqizojmë gratë që nuk dëgjojnë përmes aksesimit të informacionit në gjuhën e shenjave” i cili mbështetet nga Agjencia Austriake për Zhvillim, ndajmë me ju videon e katërt informuese mbi Qëndrat e Formimit Profesional dhe rolin e tyre.

Austrian Development Agency
ANAD-SHKSHNJND
#fuqizojmëvajzatdhegratëqënukdëgjojnë