Njerëzit që nuk dëgjojnë në Shqipëri përballen me vështirësi në jetën e përditëshme

| Categories Kryefaqja
Njerëzit që nuk dëgjojnë në Shqipëri përballen me vështirësi nga më të ndryshmet në jetën e përditëshme. Gjatë karantinës si rezultat i pandemisë COVID-19, ata përjetuan izolim dhe vështirësi edhe më të mëdha në krahasim me personat që dëgjojnë.

Personat që nuk dëgjojnë janë një kategori e veçantë që kanë nevojë për shërbime specifike dhe aq më tepër kanë nevojë për komunikim dhe informacion në gjuhën e shenjave dhe pikërishtë kjo nevojë bën që ata të mos aksesojnë shërbime të ndryshme sociale dhe shëndetësore.

Mungesa e një informacioni të detajuar nga ana e institucioneve përkatëse dhe veçanërishtë në gjuhën e shenjave, gjatë periudhës së karantinës ishte diskriminuese dhe izoluese duke sjellë si rrjedhojë probleme të shumta psiko-sociale për këtë komunitet.

ANAD në kuadër të projektit ”Fuqizojmë gratë që nuk dëgjojnë nëpërmjet aksesimi të informacionit në gjuhën e shenjave” mbështetur nga Agjencia Austriake për Zhvillim mundi ti vijnë në ndihmë komunitetit duke dhënë informacion mbi shëndetin mendor dhe mbështetjen psiko-sociale në gjuhën e shenjave.

Austrian Development Agency
ANAD-SHKSHNJND
#fuqizojmëvajzatdhegratëqënukdëgjojnë

Qëndrat për Ofrimin e Ndihmës Ligjore Falas

| Categories Kryefaqja
Ndihma ligjore falas, përposë qëndrave të posaçme të ngritura nga shteti ky shërbim mund të merret edhe nëpërmjet klinikat e ligjit ose organizatave të autorizuara për ofrimin e këtij shërbimi.

Në kuadër të projektit “Fuqizojmë gratë që nuk dëgjojnë përmes aksesimit të informacionit në gjuhën e shenjave” i cili mbështetet nga Agjencia Austriake për Zhvillim, ndajmë me ju videon e pestë informuese mbi qëndrat për ofrimin e ndihmës ligjore falas, klinikat e ligjit dhe organizatat e autorizuara për ofrimin e këtij shërbimi.

Austrian Development Agency
ANAD-SHKSHNJND
#fuqizojmëvajzatdhegratëqënukdëgjojnë

Njoftim për Komunitetin e Njerëzve që nuk Dëgjojnë!

| Categories Informacion nga ANAD
Njoftim për Komunitetin e Njerëzve që nuk Dëgjojnë!

Intervista për Instruktor të Gjuhës së Shenjave Shqipe, faza e dytë.

Shoqata Kombëtare Shqiptare e Njerëzve që nuk Dëgjojnë do të hapë fazën e dytë të aplikimeve për Instruktor të Gjuhës së Shenjave Shqipe, të gjithë të interesuarit të kontaktojnë në nurmin e telefonit +355 696389382, deri më datë 01 Tetor 2021.

Intervistimi do të bëhet ditën e diel më datë 03.10.2021, prej orës 10.00- 17.00.

Ju faleminderit!

Varianti DELTA, çfarë duhet të dimë?

| Categories Kryefaqja
Varianti DELTA i COVID-19, është dy here më infektues se varianti original.

Edhe nëse jemi të vaksinuar, zbatimi i rregullave anti-COVID-19, si distancimi social, larja e duarëve, përdorimi i maskës është një domosdoshmëri.

Kjo video është krijuar në kuadër të projektit: “Fuqizimi i grave që nuk dëgjojnë nëpërmjet aksesimit të informacionit në gjuhën e shenjave”, i cili mbështetet nga Agjencia Austriake për Zhvillim dhe zbatohet nga ANAD.

Austrian Development Agency
ANAD-SHKSHNJND
#fuqizojmëvajzatdhegratëqënukdëgjojnë