Përshëndetje
ANAD, në bashkëpunim me Bashkinë Tiranë, ofron shërbime mbështetëse interpretimi në Gjuhën e Shenjave Shqipe. Ky shërbim ka për qëllim të lehtësojë aksesin e personave që nuk dëgjojnë në mundësi punësimi dhe të sigurojë komunikim më të qartë e të barabartë me institucionet dhe punëdhënësit. Për çdo nevojë për interpret, kontaktoni ANAD.
Faleminderit!
Bashkia Tiranë