Një hap drejt përfshirjes dhe barazisë!

| Categories Informacion nga ANAD, Kryefaqja

Një hap drejt përfshirjes dhe barazisë!

Dorian Sulko është tashmë i punësuar në Qendra Burimore për Nxënësit që Nuk Dëgjojnë, duke u bërë një shembull frymëzues për punësimin e të rinjve që nuk dëgjojnë. Ky sukses u arrit me mbështetjen e Shoqata Kombëtare Shqiptare e Njerëzve që Nuk Dëgjojnë dhe CCIS – Qendra për Studime të Krahasuara, në kuadër të një projekti të financuar nga UNDP përmes programit EU4LM. Një histori që tregon se me mbështetjen e duhur, çdo i ri mund të realizojë potencialin e tij.

Falë projektit “Thyerrja e Barrierave: Fuqizimi i të rinjve që nuk dëgjojnë për punësim gjithëpërfshirës në Shqipëri”, ata po fitojnë mundësi reale punësimi në të gjithë vendin.

Deklaratë: Projekti “BE për Përfshirjen në Tregun e Punës – EU4LMI” financohet nga Bashkimi Evropian dhe zbatohet nga UNDP Albania, në partneritet me Zyrën Suedeze të Punësimit Publik dhe ADRF, në bashkëpunim me Agjencinë Kombëtare të Punësimit dhe Aftësive.

ANAD-SHKSHNJND

CCIS Albania

UNDP Albania

#BreakingBarriers #PunësimGjithëpërfshirës #ANAD #CCIS #TëRinjQëNukDëgjojnë #GjuhaEShenjave #Aksesueshmëri #KëshillimKarriere #Kamza #Vorë #EU4LMI #UNDPAlbania #InclusionËorks