Projekti EU4LM, i zbatuar nga ANAD dhe CCIS, sjell një ndryshim të rëndësishëm për të rinjtë që nuk dëgjojnë, duke mbështetur punësimin e tyre dhe aksesin në shërbime publike. Falë ofrimit të interpretimit në gjuhën e shenjave në zyrat e punës, çdo shërbim bëhet i aksesueshëm dhe çdo mundësi bëhet reale. Të rinjtë që nuk dëgjojnë tashmë mund të komunikojnë, të informohen dhe të ndërtojnë të ardhmen e tyre me më shumë siguri dhe dinjitet.Sepse përfshirja nuk është zgjedhje, është e drejtë. 💙 Falë projektit “Thyerrja e Barrierave: Fuqizimi i të rinjve që nuk dëgjojnë për punësim gjithëpërfshirës në Shqipëri”, ata po fitojnë mundësi reale punësimi në të gjithë vendin. Deklaratë: Projekti “BE për Përfshirjen në Tregun e Punës – EU4LMI” financohet nga Bashkimi Evropian dhe zbatohet nga UNDP Albania, në partneritet me Zyrën Suedeze të Punësimit Publik dhe ADRF, në bashkëpunim me Agjencinë Kombëtare të Punësimit dhe Aftësive
ANAD-SHKSHNJND
CCIS Albania
UNDP Albania #BreakingBarriers#PunësimGjithëpërfshirës#ANAD#CCIS#TëRinjQëNukDëgjojnë#GjuhaEShenjave#Aksesueshmëri#KëshillimKarriere#Kamza#Vorë#EU4LMI#UNDPAlbania#InclusionËorks