Shoqata Kombëtare Shqiptare e Njerëzve që Nuk Dëgjojnë (ANAD), më datë 26 Tetor 2025, do të organizojë një trajnim të veçantë për gratë që nuk dëgjojnë, me temën: 🎗 “Parandalimi i Kancerit të Gjirit” Ky trajnim është një mundësi e çmuar për gratë që nuk kanë akses të mjaftueshëm në informacionin shëndetësor, për shkak të barrierave të komunikimit. Gratë që nuk dëgjojnë shpesh kanë nevojë për informacion të qartë dhe të aksesueshëm në gjuhën e shenjave, për të marrë njohuri të rëndësishme mbi shëndetin e tyre. 🔍 Qëllimi i këtij trajnimi: • Rritja e ndërgjegjësimit mbi kancerin e gjirit • Informim i saktë mbi mënyrat e parandalimit dhe zbulimit të hershëm • Fuqizimi i grave që nuk dëgjojnë në marrjen e vendimeve të informuara për shëndetin e tyre 🤝 ANAD ju fton të bëheni pjesë e këtij aktiviteti ndërgjegjësues dhe fuqizues. 📌 Informacione të tjera do të ndahen në ditët në vijim.Show less