Njerëzit që Nuk Dëgjojnë pati kënaqësinë të marrë pjesë në aktivitetin ndërkombëtar “EDSO–Lidershipi

| Categories Kryefaqja

#WomenInSports#ASAD#FuqizimiShoqata Shqiptare e Sportit për Njerëzit që Nuk Dëgjojnë pati kënaqësinë të marrë pjesë në aktivitetin ndërkombëtar “EDSO – Lidershipi i Grave në Sport”, i cili u zhvillua në Stamboll, Turqi, nga data 1 deri më 4 maj 2025. Ky aktivitet mbledhi së bashku gra të shquara nga e gjithë Europa – të angazhuara në drejtimin dhe organizimin e sportit për njerëzit që nuk dëgjojnë – me qëllim fuqizimin dhe përgatitjen e tyre për rolet drejtuese në komunitetet e tyre. Qëllimi kryesor i programit ishte zhvillimi i aftësive lidershipi për gratë që nuk dëgjojnë, duke rritur pjesëmarrjen dhe përfaqësimin e tyre aktiv në fushën e sportit dhe duke i pajisur me njohuritë e nevojshme për të përballuar sfidat e menaxhimit dhe drejtimit në nivele lokale, kombëtare dhe ndërkombëtare. Pjesëmarrja jonë në këtë event është një hap tjetër drejt barazisë, përfshirjes dhe fuqizimit të grave brenda komunitetit të njerëzve që nuk dëgjojnë – një dëshmi e angazhimit tonë për të ndërtuar një të ardhme më gjithëpërfshirëse në sport. #EDSO2025#LidershipiGrave#Fuqizimi#SportPaPengesa#ShoqataEPersonaveQeNukDegjojne#Inkluzion#Stamboll2025#WomenInSports#ASAD#anad