Shoqata Kombëtare Shqiptare e Njerëzve që nuk dëgjojnë, në bashkëpunim me Ministrinë e Arsimit, po vazhdon punën për të nxitur edukimin e vazhduar për komunitetin e njerëzve që nuk dëgjojnë.
Njoftojmë komunitetin e njerëzve që nuk dëgjojnë, mbi moshën 18 vjeç, të cilët dëshirojnë të vazhdojnë arsimin e mesëm në shkollën “Kostandin Kristoforidhi” Tiranë, me kohë të pjeshme.
Ju mund të regjistroheni online nga data 8 Korrik deri më 8 Shtator 2024 për t’u bërë pjesë e vitit shkollor 2024-2025.ANAD do t’ju mbështesë me një video për procesin e regjistrimit.