Shoqata Kombëtare Shqiptare e Njerëzve që nuk Dëgjojnë do të zhvillojë takime me komunitetin e njerëzve që nuk dëgjojnë në qytetin e Beratit.

| Categories Kryefaqja

Shoqata Kombëtare Shqiptare e Njerëzve që nuk Dëgjojnë do të zhvillojë takime me komunitetin e njerëzve që nuk dëgjojnë në qytetin e Beratit.

Një prej qëllimeve kryesore është mobilizimi i komunitetit në rrethe dhe shqyrtimi i potencialeve për hapjen e degëve të Shoqatës ANAD në rrethe.

Gjatë takimeve, synohet të ofrohet informacion rreth vlerësimit bio-psikosocial. Përveç kësaj, do të diskutohet bashkëpunimi me Zyrat e Punës për të siguruar mundësi punësimi për anëtarët e komunitetit të njerëzve që nuk dëgjojnë, me qëllim pavarësinë e tyre në jetën e përditshme.

Takimi me komunitetin do të mbahet më datë 23 Qërshor në orën 10:00 deri në orën 12:00.

Ju mirëpresim!