Sherbimi I interpretimi për Vodafone Albania.
ANAD në bashkëpunim me Vodafone Albania ofron për të gjithë komunitetin e njerëzve që nuk dëgjojnë oferta të përshtatura me 50% ulje. ANAD është duke përgatitur listën emërore të anëtarëve të cilët dëshirojnë të rregjistrohen për të përfituar nga oferta. Njoftojmë anëtarët të paguajnë kuotizacionin e ANAD dhe të dërgojnë në numrin e telefonit në WhatsApp kartën e identitetit. Listat me numrat e rinj do të jenë aktivë në muajin Shtator.



Vaksinim i hapur
Ka nisur java e vaksinimit të hapur, kundër virusit COVID-19, për të gjithë personat mbi 18 vjeç. Proçesi i vaksinimit do të zgjasë deri ditën e diel, datë 25 korrik dhe karta e identitetit është i vetmi dokument identifikimi që duhet të keni me vete.

Kjo video është krijuar në kuadër të projektit: “Fuqizimi i grave që nuk dëgjojnë nëpërmjet aksesimit të informacionit në gjuhën e shenjave”, i cili mbështetet nga Agjencia Austriake për Zhvillim dhe zbatohet nga ANAD.

Austrian Development Agency
ANAD-SHKSHNJND
#fuqizojmëvajzatdhegratëqënukdëgjojnë



Rezultatet e intervistës për Instruktorë të Gjuhës së Shenjave Shqipe!

Pas proçesit të intervistimit të personave të interesuar për tu bërë pjesë e trajnimit të Instruktorëve të Gjuhës së Shenjave Shqipe, i cili do të fillojë në shtator 2021 dhe do të zgjasë për një periudhë prej 8 muajësh, ANAD shpall emrat e personave fitues!
Në muajin shtator, do të ndajmë një informacion më të detajuar me ju në lidhje me vendin dhe programin e trajnimit.

Urime:
Afërdita Bardhi
Aldi Blini
Dorian Sulko
Ernisa Blini
Françeska Xhunga
Sadete Vakaj



Çrregullimet e stresit dhe pandemia COVID-19
Shëndeti mendor dhe mbështetja psiko-sociale kanë një rëndësi të veçantë për shëndetin tonë, veçanërishtë në periudha pandemish sikundër është kjo e COVID-19, e cila është shoqëruar me izolime të herëpasherëshme.

Në kuadër të projektit “Fuqizojmë gratë që nuk dëgjojnë përmes aksesimit të informacionit në gjuhën e shenjave” i cili mbështetet nga Agjencia Austriake për Zhvillim, ndajmë me ju videon e katërt informuese mbi çrregullimet e stresit.

Austrian Development Agency
ANAD-SHKSHNJND
#fuqizojmëvajzatdhegratëqënukdëgjojnë



Sfidat e prindërimit gjatë pandemisë COVID-19
Shëndeti mendor dhe mbështetja psiko-sociale kanë një rëndësi të veçantë për shëndetin tonë, veçanërishtë në periudha pandemish sikundër është kjo e COVID-19, e cila është shoqëruar me izolime të herëpasherëshme.

Në kuadër të projektit “Fuqizojmë gratë që nuk dëgjojnë përmes aksesimit të informacionit në gjuhën e shenjave” i cili mbështetet nga Agjencia Austriake për Zhvillim, ndajmë me ju videon e tretë informuese mbi sfidat që prindërit kanë hasur dhe vazhdojnë të hasin për shkak të pandemisë COVID-19.

Austrian Development Agency
ANAD-SHKSHNJND
#fuqizojmëvajzatdhegratëqënukdëgjojnë




Thirrje për persona që nuk dëgjojnë të interesuar për trajnimin e instruktorëve të gjuhës së shenjave shqipe!
Përballë një kërkese në rritje për trajnim në gjuhën e shenjave shqipe, të fëmijëve që nuk dëgjojnë, prindërve të tyre, mësuesve dhe grupeve të tjera të shoqërisë lind nevoja për trajnimin e instruktorëve të gjuhës së shenjave shqipe.

ANAD do fillojë trajnimet e Instruktorëve të gjuhës së shenjve shqipe, i cili do zgjasë 8 muaj duke filluar nga muaji shtator 2021 deri në prill 2022.

Për të gjithë të interesuarit, ditën e diel, në datën 18 korrik nga ora 09.00 – 17.00 pranë zyrave të ANAD, do të zhvillohen intervistat për përzgjedhjen e kandidatëve.

Mosha e kandidatëve duhet të jetë nga 18 deri 42 vjec.

Kusht i domosdoshëm për pranimin në intervistë është pasja e diplomës së shkollës që vërteton mbarimin e ciklit të plotë si dhe çdo certificatë tjetër trajnimi që mund të keni kryer për ta futur në dosjen e secilit sipas rregulloreve të përcaktuara.

Nga intervistat e realizuara do të përzgjidhen 13 persona që nuk dëgjojnë, të cilët do jenë pjesë e trajnimit si instruktorë të gjuhës së shenjave shqipe për një përiudhë 8 mujore (Shtator 2021 – Prill 2022) dhe do zhvillohet çdo ditë, nga e hëna në të premte, nga ora 8.00 deri 15.00.

Për të gjithë pjesëmarrësit që jetojnë në qyetetet afër Tiranës, si psh Elbasani, Durrësi projekti do të paguajë shpenzimet e transportit si dhe dietën ushqimore.

Ndërkohë për të gjithë ata që vijnë nga qyetete më larg Tiranës si: Shkodër, Vlorë, Korçë apo Sarandë shpenzimet e transportit si dhe fjetja do paguhen nga vetë ata. Vetëm dieta ushqimore do mbulohet nga projekti.

Për të gjithë personat e interesuar nga komuniteti i njerëzve që nuk dëgjojnë ju ftoj të paraqiteni pranë zyrave të ANAD në datë 18 korrik për zhvillimin e intervistave.



Në kudër të projektit “Fuqizojmë gratë që nuk dëgjojnë përmes aksesimit të informacionit në gjuhën e shenjave” fillojmë publikimin e videove-informuese mbi shëndetin mendor dhe mbështetjen psiko-sociale.
Shëndeti mendor dhe mbështetja psiko-sociale kanë një rëndësi të veçantë për shëndetin tonë, veçanërishtë në periudha pandemish sikundër është kjo e COVID-19, e cila është shoqëruar me izolime të herëpasherëshme.

Në kudër të projektit “Fuqizojmë gratë që nuk dëgjojnë përmes aksesimit të informacionit në gjuhën e shenjave” i cili mbështetet nga Agjencia Austriake për Zhvillim, fillojmë publikimin e videove-informuese mbi shëndetin mendor dhe mbështetjen psiko-sociale.

Austrian Development Agency
ANAD-SHKSHNJND
#fuqizojmëvajzatdhegratëqënukdëgjojnë




Portali më i ri i punësimit: www.puna.gov.al
Me portalin e ri të punësimit, www.puna.gov.al, ju mund të aplikoni për trajnime profesionale, praktikë profesionale dhe aksesoni më lehtë mundësit e punësimit.

Kjo video është krijuar në kuadër të projektit: “Fuqizimi i grave që nuk dëgjojnë nëpërmjet aksesimit të informacionit në gjuhën e shenjave”, i cili mbështetet nga Agjencia Austriake për Zhvillim dhe zbatohet nga ANAD.

Austrian Development Agency
ANAD-SHKSHNJND
#fuqizojmëvajzatdhegratëqënukdëgjojnë



Rregjistrim në klasë të parë
Me shërbimin më të ri: “Rregjistrim në klasë të parë” të gjithë prindërit dhe kujdestarët ligjorë do të rregjistrojnë, nëpërmjet platformës online e-Albania, fëmijë në shkollat publike.

Kjo video është krijuar në kuadër të projektit: “Fuqizimi i grave që nuk dëgjojnë nëpërmjet aksesimit të informacionit në gjuhën e shenjave”, i cili mbështetet nga Agjencia Austriake për Zhvillim dhe zbatohet nga ANAD.

Austrian Development Agency
ANAD-SHKSHNJND
#fuqizojmëvajzatdhegratëqënukdëgjojnë



Njohja per here te pare e profesionit te interpretit te gjuhes se shenjave shqipe
Njohja per here te pare e profesionit te interpretit te gjuhes se shenjave shqipe dhe sigurimin e aksesit ne drejtesi per personat qe nuk degjojne ne Shqiperi. Faleminderit Ministre e Drejtesise Znj.Etilda Gjonaj per seriozitetin e trajtuar te kesaj ceshtje dhe stafit tuaj shume profesionist ne bashkepunimin e sukseshem me ANAD.



Pasaportë vaksinimi COVID-19
Në e-Albania, ju do të pajiseni me pasaportën e vaksinës kundër COVID-19.

Kjo video është krijuar në kuadër të projektit: “Fuqizimi i grave që nuk dëgjojnë nëpërmjet aksesimit të informacionit në gjuhën e shenjave”, i cili mbështetet nga Agjencia Austriake për Zhvillim dhe zbatohet nga ANAD.

Austrian Development Agency
ANAD-SHKSHNJND
#fuqizojmëvajzatdhegratëqënukdëgjojnë



Plani i lehtësimit të masave anti-COVID.
Kjo video është krijuar në kuadër të projektit: “Fuqizimi i grave që nuk dëgjojnë nëpërmjet aksesimit të informacionit në gjuhën e shenjave”, i cili mbështetet nga Agjencia Austriake për Zhvillim dhe zbatohet nga ANAD.

Austrian Development Agency
ANAD-SHKSHNJND
#fuqizojmëvajzatdhegratëqënukdëgjojnë



Falë partneritetit me UNICEF, ANAD arriti që t’i vijë në ndihmë fëmijëve që nuk dëgjojnë.
Si rezultat i pandemisë Covid-19, ANAD u përball me të papritura të mëdha shprehet Drejtori Ekzekutiv Z. Florian Rojb. Izolimi social solli probleme të shumta për komunitetin e personave që nuk dëgjojnë dhe veçanërishtë fëmijët. Falë partneritetit me UNICEF, ANAD arriti që t’i vijë në ndihmë fëmijëve që nuk dëgjojnë : së pari duke krijuar materiale informuese të aksesueshme në gjuhën e shenjave dhe së dyti, nëpërmjet trajnimit bazik në gjuhën e shenjave të fëmijëve, mësuesëve dhe stafit mbështetës me qëllim rritjen e aftësive të shprehjes dhe komunikimit në gjuhën e shenjave shqipe.

#unicefprotects
#unicefalbania
ANAD-SHKSHNJND
UNICEF Albania




Trajnimi i mësuesve dhe stafit mbështetës, punonjëse të edukimit dhe prindërve në gjuhën e shenjave shqipe është thelbësorë për garantimin dhe respektimin e të drejtave të fëmijëve që nuk dëgjojnë.
Instituti i Nxënësve që nuk Dëgjojnë fal bashkëpunimit me ANAD dhe mbështetjen e UNICEF ka bërë të mundur trajnimin e stafit të saj në gjuhën e shenjave shqipe. Trajnim në të cilin ANAD, po me mbështetjen e UNICEF, synon të përfshijë edhe prindërt e fëmijëve që nuk dëgjojnë pasi fuqizimi i familjeve do të bënte të mundur një respektim më të mirë të të drejtave të fëmijeve që nuk dëgjojnë në Shqipëri.

#unicefprotects
#unicefalbania
ANAD-SHKSHNJND
UNICEF Albania
Instituti i Nxënësve që nuk Dëgjojnë




1 Qershorit, Ditës Ndërkombëtare të Fëmijëve.
Mesazhi i Ministres së Arsimit, Znj. Evis Kushi dhe fëmijëve pa dhe me aftësi të kufizuara me rastin e 1 Qershorit, Ditës Ndërkombëtare të Fëmijëve.

Kjo video është krijuar në kuadër të projektit: “Fuqizimi i grave që nuk dëgjojnë nëpërmjet aksesimit të informacionit në gjuhën e shenjave”, i cili mbështetet nga Agjencia Austriake për Zhvillim dhe zbatohet nga ANAD.

Austrian Development Agency
ANAD-SHKSHNJND
#fuqizojmëgratëdhevajzatqënukdëgjojnë



Për trajnimin e prindërve të fëmijëve që nuk dëgjojnë në gjuhën e shenjave shqipe!
Në familjen tonë ne përballemi cdo ditë me sfidën dhe nevojën për të komunikuar, për të mbështetur dhe ndarë informacionin në përditshmërinë tonë!

Me mbështetjen e UNICEF Albania dhe bashkëpunimin e Institutit të Nxënësve që Nuk Dëgjojnë ANAD ka mundur të përcjellë nevojat e prindërve për të mësuar gjuhën e shenjave shqipe dhe rëndesinë e edukimit të vazhduar për fëmijët që nuk dëgjojnë në Shqipëri.

#unicefprotects
#unicefalbania
ANAD-SHKSHNJND
UNICEF Albania



Informimi i komunitetit të njerëzve që nuk dëgjojnë në lidhje me situatën COVID-19 dhe vendimet më të fundit të ndërmarra nga qeveria shqiptare.
Informimi i komunitetit të njerëzve që nuk dëgjojnë në lidhje me situatën COVID-19 dhe vendimet më të fundit të ndërmarra nga qeveria shqiptare.

Kjo video është krijuar në kuadër të projektit: “Fuqizimi i grave që nuk dëgjojnë nëpërmjet aksesimit të informacionit në gjuhën e shenjave”, i cili mbështetet nga Agjencia Austriake për Zhvillim dhe zbatohet nga ANAD.

Austrian Development Agency
ANAD-SHKSHNJND
#fuqizojmëgratëdhevajzatqënukdëgjojnë




Përshëndetje! Po ju paraqes faqen e web www.platforma-pak.al
Përshëndetje!
Po ju paraqes faqen e web www.platforma-pak.al përmbajtjen dhe cfarë ofron.
Para një viti kjo platformë u mbyll për arsye teknike dhe tani është e disponueshme dhe e aksesueshme.
Informacioni që gjendet ne këtë faqe u shërben në mënyrë të vecantë kategorisë së personave me aftësi të kufizuar si më poshtë:
– Personave të verbër, nëpërmjet informacionit me anë të audios.
– Personave me vështirësi në të nxënë duke përdorur gjuhën e thjeshtuar.
– Personat që nuk dëgjojnë nëpërmjet informacionit në gjuhën e shenjave.
Këtu do të njiheni dhe përditësoheni për të gjitha ligjet, vendimet, aktet nënligjore që qeveria ka
dhe do të nxjerrë në lidhje me aftësinë e kufizuar.
Të gjithë të interesuarit që duan të dinë mbi situatën ligjore në vendin tonë mund të na ndjekin
në këtë faqe.
Faleminderit!




Përshëndetje!
Dua t’ju njoftoj se stafi jonë pas proçesit të intervistimit dhe aprovimit nga strukturat e ANAD u shtua me dy punonjëse të reja (persona që dëgjojnë)
Përshëndetje!
Dua t’ju njoftoj se stafi jonë pas proçesit të intervistimit dhe aprovimit nga strukturat e ANAD u shtua me dy punonjëse të reja( persona që dëgjojnë):
Eglantina Ajdinaj, Financiere
Merushe Zeneli, Asisente zyre
Faleminderit që ju bashkuat ekipit të ANAD!





“Përgjigje gjithëpërfshirëse ndaj Covid-19, edukim i aksesueshëm për fëmijët që nuk dëgjojnë në Shqipëri”
“Përgjigje gjithëpërfshirëse ndaj Covid-19, edukim i aksesueshëm për fëmijët që nuk dëgjojnë në Shqipëri” ANAD në partneritet me World Vision in Albania and Kosovo po implementon projektin “Përgjigje gjithëpërfshirëse ndaj Covid-19, edukim i aksesueshëm për fëmijët që nuk dëgjojnë në Shqipëri” Ky project synon përgatitjen e materialeve mësimore dygjuhësore nëpërmjet gjuhës së shenjave dhe gjuhës së shkruar shqipe për Institutin e Nxënësve që Nuk Dëgjojnë dhe përgatitjen për herë të parë në Shqipëri të një manuali për mësuesit të cilët punojnë me nxënës që nuk dëgjojnë.

Ky projekt financohet nga European Union in Albania dhe zbatohet nga World Vision in Albania and Kosovo në bashkëpunim me organizatat partnere.

#strongertogether #gjithëpërfshirje #inclusion #inclusionmatters #deafeducation #bilingualeducationfordeafchildren #educationinsignlanguage

World Vision in Albania and Kosovo
Foundation Together Albania
Defending the Rights of People with Disabilities
Albanian Disability Rights Foundation
Help the Life Association
Down Syndrome Albania



Përshëndetje
Te gjithe anetareve te komunitetit qe nuk degjon ne Shqiperi.
Dua t’ju rikujtoj ne lidhje me kuotat e papaguara per periudhen 1 deri 4 vite.
Menyra sesi do veproni do jete komunikimi me ane te numrit te WhatsApp si me poshte ku do merrni informacionin qe kerkoni dhe te shtroni kerkesat tuaja. Personi pergjegjes do jete Klisman Ibrahimi.
Kerkesat tuaja rast pas rasti ne lidhje si, sa dhe kur do behet do diskutohen dhe vendosen nga bordi I ANAD.
Ju faleminderit dhe ju pershendes




ANAD me mbështetjen e Agjencisë Austriake të Zhvillimit, është duke zbatuar projektin
ANAD me mbështetjen e Agjencisë Austriake të Zhvillimit, është duke zbatuar projektin
“Fuqizimi i grave që nuk dëgjojnë nëpërmjet aksesimit të informacionit në gjuhën e
shenjave”Projekti ka për qëllim që të informojë komunitetin e personave që nuk dëgjojnë në lidhje me zhvillimet më të fundit kundër COVID-19 dhe synon të informojë dhe fuqizojë vajzat dhe gratë që nuk dëgjojnë në lidhje me mbështetjen psiko-sociale, ndihmën ligjore falas dhe të drejtën për punësim. Na ndiqni në Facebook, Webpage dhe kanalin në youtube të ANAD për të mësuar më shumë por edhe aksesuar informacionin.

Austrian Development Agency
ANAD-SHKSHNJND
#fuqizojmëgratëdhevajzatqënukdëgjojnë



Përshëndetje
Unë quhem Pëllumb Tusha dhe jam anëtar i bordit të KRSHNd-së.
Unë doja të ndaja me ju informacionin në lidhje me presidenten Z. Anastasi Dhimitri. Gjatë nje viti bashkëpunimi së bashku ne kemi punuar shumë dhe kemi patur arritjet tona.
Në mbledhjen e fundit te bordit Anastasia na njoftoi se për arsye personale duhet të japë dorëheqjen nga pozicioni i saj.
Në emër të të gjithë anëtarëve të bordit shprehim mirënjohjen dhe falenderimet për punën e saj. Gjithashtu i urojmë suksese në jetë!
Per vazhdimin e punës, pika e kontaktit tani me komunitetin do të jetë Ejona Balla në numrin që shikoni në ekran.
Kjo ishte gjithçka doja tëndaja me ju sot.
Faleminderit!



Përshëndetje
Prej një viti, takimet dhe aktivitetet në lidhje me zgjedhjet e reja të bordit janë shtyrë dhe anulluar për shkak të situatës së Covid.
Të gjithë anëtarët e komunitetit të moshës nga 18 – 35 vjeç, me të drejtë vote pra që kanë paguar kuotën, mund të propozojnë për ata që mendojnë dhe duan të jenē anëtarët e rinj të bordit.

Procesi i votimit do të realizohet:
a) me anë të video call live
b) ose ne Asambleja e Përgjithshme

Për çdo pyetje dhe komente gjithashtu do jetë Facebook si dhe WhatsApp në numrin e mëposhtëm.
Afati përfundimtar I votimit është fundi muajit prill.
Për më shumë informacion do të ketë dhe një video të dyte në ditët në vijim.
Ju falenderoj!



Përshëndetje
Unë jam Dorian Sulko, Presidenti i Shoqatës ANAD. Doja t’ju informoja në lidhje me konferencën e 9- të ku ftoj të gjithë anëtarët të cilët kanë paguar kuotat dhe kanē të drejtën të dërgojnë propozimet e tyre për statusin e ANAD-it.

Konferenca duhet të zhvillohet në muajin prill, maj ose qershor por për shkak të situatës së coronavirusit është shtyrë deri në kohen kur ky virus të jetë zhdukur.

Për çdo detaj do ju bëjmë me dije me një video informuese.
Ju falenderoj dhe mirupafshim!



Përditësimi i situatës së COVID-19 në gjuhën e shenjave shqipe mundësohet nga Lëviz Albania!
Ndërgjegjësimi I komunitetit të njerëzve që nuk dëgjojnë në lidhje me situatën COVID-19 rreth masave të kujdesit shëndetësor mundësohet nga Lëviz Albania!

Ky projekt mbeshtet nga LevizAlbania, nje projekt I Agjencisë Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim SDC.
#SDC
#LevizAlbania
#LevizPerDemokracineVendore
Leviz Albania


Dita Ndërkombëtare e Gruas “8 Mars”
Pershendetje Sot dua të ndaj me ju informacionin në lidhje me festën e gruas të cilën ne e festojmë çdo 8 Mars. Këtë vit, ne gratë e komunitetit që nuk dëgjojnë nuk do tē kemi mundësi të mblidhemi të festojmë në ambjentet e Anad-it për shkak të situatës së Covid-it.
Me shpresën që vitin e ardhshëm situata do jetë normalizuar, gjej rastin t’ ju uroj gëzuar festën e gruas dhe barazi gjinore për të gjitha kudo ku jeni!

Mirupafshim


Komunikimi i aksesueshëm dhe Mbrojtja e fëmijëve që nuk dëgjojnë!
UNICEF!
#UNICEFAlbania


Komunikimi i aksesueshëm dhe Mbrojtja e fëmijëve që nuk dëgjojnë!
UNICEF!
#UNICEFAlbania


Masat anti covid-19



Njoftim për anëtarët
Bordi I ANAD, miratoj formën e re të kartës së anëtarësimit.
Kjo kartë do të filloj të aplikohet në Janar 2021.



Komunikimi i aksesueshëm dhe Mbrojtja e fëmijëve që nuk dëgjojnë!
Pandemia më mësoi një “gjuhë të re”, një aftësi për tu përshtatur në izolim dhe larg miqve dhe shkollës – thotë Anisa për eksperiencën e saj gjatë këtyre muajve të vështirë.

#unicefprotects
#ANADSHKSHNJND
#UNICEFAlbania



Përshëndetje

Mirë se erdhët në faqen e re të webit www.anad.al.
Për të ofruar informacion sa më të mirë ju bëjmë me dije se është në proçes pune nga ana jonë.

Në këtë faqe do te gjeni materiale të ndryshme si video në gjuhën e shenjave shqipe ashtu dhe në gjuhën e shkruar shqipe në mënyrë që informacioni të jetë disponueshëm si për për personat që dëgjojnë njësoj si personat që nuk dëgjojnë.

Ju falenderoj dhe mirupafshim!



Gëzuar Vitin e Ri 2021!

KRSHND uron shendet, gezim, fat, suksese dhe te gjithat të mirat qofshin me ju! Gëzuar Vitin e Ri 2021



Të dashur miq dhe kolegë!

Të dashur miq dhe kolegë! Gëzuar Krishtlindjet dhe Vitin e Ri 2021! Uroj për të gjithë ju vit të mbarë! Gëzuar 2021!



Gëzuar Krishtlindjet!





#Te besoj UNICEF Albania

#Tebesoj UNICEF Albania
#UNICEFAlbania
UNICEF Albania



Ndërgjegjësimi I komunitetit të njerëzve që nuk dëgjojnë në lidhje me situatën COVID-19 rreth masave të kujdesit shëndetësor mundësohet nga Lëviz Albania!
Ky projekt mbeshtet nga LevizAlbania, nje projekt I Agjencisë Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim SDC.
#SDC
#LevizAlbania
#LevizPerDemokracineVendore
Leviz Albania



Ndërgjegjësimi I komunitetit të njerëzve që nuk dëgjojnë në lidhje me situatën COVID-19 rreth masave të kujdesit shëndetësor mundësohet nga Lëviz Albania!
Ky projekt mbeshtet nga LevizAlbania, nje projekt I Agjencisë Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim SDC.
#SDC
#LevizAlbania
#LevizPerDemokracineVendore
Leviz Albania



Ndërgjegjësimi I komunitetit të njerëzve që nuk dëgjojnë në lidhje me situatën COVID-19 rreth masave të kujdesit shëndetësor mundësohet nga Lëviz Albania!
Ky projekt mbeshtet nga LevizAlbania, nje projekt I Agjencisë Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim SDC.
#SDC
#LevizAlbania
#LevizPerDemokracineVendore
Leviz Albania



Ndërgjegjësimi I komunitetit të njerëzve që nuk dëgjojnë në lidhje me situatën COVID-19 rreth masave të kujdesit shëndetësor mundësohet nga Lëviz Albania!
Ky projekt mbeshtet nga LevizAlbania, nje projekt I Agjencisë Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim SDC.
#SDC
#LevizAlbania
#LevizPerDemokracineVendore
Leviz Albania

Realizimi I takimeve live në Facebook me gratë që nuk dëgjojnë
COVID-19 ka krijuar vështirësi në përditshmërinë e jetës së grave që nuk dëgjojnë dëgjojnë lidhur me marrjen e shërbimeve, informacionin e aksesueshëm, situatën ekonomike dhe shëndetësore. Qëllimi takimeve live në Facebook është vlerësimi i nevojave të grave, ndarja e eksperiencave positive dhe negative gjatë kësaj periudhe dhe në të njëtën kohë adresimi i nevojave të tyrenëpërmjet grupimit të krijuar” Grupi i Grave që Nuk Dëgjojnë në Shqipëri” Adresimi i nevojave të tyre në institucionet përkatëse është pjesë e punës sonë të përditshme.

Ky projekt mbeshtet nga LevizAlbania, nje projekt I Agjencisë Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim SDC.
#SDC
#LevizAlbania
#LevizPerDemokracineVendore
Leviz Albania



Informacion për Halloween!